Sipas strukturës organizative të gjykatave të Kosovës, të përcaktuar në Ligjin për Gjykatën Komerciale Nr. 08/L-015, Departamenti i Përgjithshëmqë vepron në kuadër të Gjykatës Komerciale të Kosovës , ka kompetencë dhe juridiksion për të gjykuar
-Kontestet në lidhje me pengimin e posedimit në mes të shoqërive tregtare;
-Kontestet në mes shoqërive tregtare lidhur me të drejtat sendore, siç është e paraparë me Ligjin për Pronësinë dhe të Drejtat Tjera Sendore dhe Ligjin për Shoqëritë Tregtare;
-Kontestet që lidhen me shkeljen e konkurrencës, keqpërdorimit ose monopolit dhe pozitës dominuese në treg, si dhe marrëveshjet monopole duke përfshirë vlerësimin e paligjshmërisë;
-Kontestet ndërmjet kompanive të aviacionit që i nënshtrohen Ligjit për Aviacionin, duke përjashtuar kontestet në lidhje me të drejtat e pasagjerëve;
-Çështje të tjera siç mund të parashikohen me ligj.
Të gjitha çështjet në Departamentin e Përgjithshëm gjykohen nga një (1) gjyqtar profesionist, përpos nëse me ligj nuk parashihet ndryshe.