Gjyqtari Arnis Dumani, konfirmohet si kandidat për anëtar të KGJK-së

Gjyqtari Arnis Dumani, konfirmohet si kandidat për anëtar të KGJK-së

Prishtinë, 22 janar 2025 – Në Gjykatën Komerciale të Kosoves, Komisioni i themeluar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), i kryesuar nga Drita Rexhaj dhe anëtarët, gjyqtari Fidan Hoxha dhe Artan Abazi, ka vazhduar procesin për zgjedhjen e kandidatëve të vet nominuar për anëtar të Këshillit nga radha e gjykatave themelore dhe Dhomave të Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale.


Pas përfundimit të procesit zgjedhor në gjykatat themelore në Pejë dhe Gjakovë, Gjykatës së Apelit dhe Dhomat e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale, procesi zgjedhor sot është mbajtur në Dhomat e Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale.

Në bazë të kompetencave ligjore, nga Dhomat e Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale, me ç’rast të drejtën për t’u kandiduar për anëtar të KGJK-së e ka shfrytëzuar gjyqtari Arnis Dumani nga Gjykata Komerciale. Me të drejtë vote ishin dymbëdhjetë (12) gjyqtarë dhe të gjithë morën pjesë në votim.

Pas procesit të votimit, Komisioni i themeluar nga KGJK konstatoi se nga ky votim, gjyqtari Arnis Dumani ka marrë dymbëdhjetë (12) vota dhe do ta vazhdoj garën në tubim zgjedhor.

Procesi zgjedhor është zhvilluar pas përfundimit të mandatit të anëtarit të KGJK-së nga radhët e gjykatave themelore, gjyqtarit Avni Mehmeti.
Zgjedhja e kandidatëve për anëtarë të KGJK-së, është monitoruar nga EULEX dhe IKD, prandaj edhe me këtë rast, Këshilli përsërit ftesën për të gjitha organizatat e interesuara që të monitorojnë këtë proces zgjedhor deri në përfundim.