INFORMATA PËR PALË
Çfarë vendimesh nxjerr Departamenti Fiskal?
Departamenti fiskal në kontestin tregtar administrativ vendos me aktvendim dhe aktgjykim.
Kur mund të paraqitet Padia?
Padia paraqitet brenda tridhjetë (30) ditësh, që nga data e dorëzimit të aktit administrativ përfundimtar palës. Ky afat aplikohet edhe për organin e autorizuar për paraqitjen e padisë, nëse i është dorëzuar akti administrativ. Nëse akti administrativ nuk i është dorëzuar, mund të paraqesë padinë brenda gjashtëdhjetë (60) ditësh nga data e dorëzimit të aktit administrativ palës, në favor të së cilës është nxjerrë akti.
Për cilat arsye paraqitet padia?
Me padi mund të kërkohet: anulimi ose shpallja e pavlefshme e aktit kontestues; nxjerrja e aktit administrativ, i cili nuk është nxjerrë në afatin e parashikuar; dhe kthimi i sendeve të marrura dhe kompensimi i dëmit i shkaktuar me ekzekutimin e aktit administrativ të kontestuar.
Ku duhet të bëhet padia?
Padia i dorëzohet gjykatës drejtpërsëdrejti ose i dërgohet me postë rekomandë. Padia mund të bëhet edhe në procesverbal në gjykatë. Dita e paraqitjes së padisë në postë rekomande, respektivisht dita e deklarimit të padisë në procesverbal, konsiderohet si ditë kur i është dorëzuar gjykatës. Nëse padia nuk i është dorëzuar gjykatës, por organit tjetër jo kompetent, ndërsa i arrin gjykatës pas skadimit të afatit për paraqitjen e padisë, do të konsiderohet se është paraqitur me kohë, nëse paraqitja e saj në këtë organ ka qenë si pasojë e mos dijës apo e gabimit të hapur të paraqitësit.
Kush mund të paraqes padi??
Në Departamentin Fiskal, padi mund të paraqesin shoqëritë tregtare kundër vendimeve përfundimtare të Administratës Tatimore, Autoriteteve Doganore, Ministrisë së Financave dhe çdo organi tjetër publik, përgjegjës për :
– vendosjen e tatimeve, ose
– detyrimeve të tjera shtetërore.
Çka duhet të përmbajë padia?
Padia duhet të përmbajë emërtimin e gjykatës të cilës iparaqitet padia, emri, mbiemri dhe vendbanimi, respektivisht selia e paditësit dhe e të paditurit, arsyet pse ngrihet padia, në cilin drejtim dhe vëllim propozohet anulimi i aktit administrativ, bashkë me padinë duhet tëbashkëngjitet akti që kontestohet nëorigjinal ose kopje, nëse me padi kërkohet kthimi i sendit ose kompensimi i dëmit, duhet të shtrohet edhe kërkesa e caktuar në pikëpamje të sendit apo të shumës së dëmit të pësuar, bashkë me padi paraqitetedhe nga një kopje e padisë dhe e dokumenteve të bashkangjitura për organin e paditur dhe për çdo person të interesuar, nëse ekzistojnë të tillë, si dhe petitumin e padisë – kërkesëpadia.
Çfarë ndodh pasi kam paraqitur padinë?
Gjykata menjëherë pasi t’i arrij padia i fillon përgatitjet për shqyrtim kryesor të çështjes. Përgatitjet e këtilla i përfshijnë ekzaminimin paraprak të padisë, dërgimin e padisë palës së paditur për përgjigje të domosdoshme si dhe caktimin e seancës për shqyrtim kryesor të çështjes.
Çfarë ndodhë nëse padia është jo e plotë, e pakuptueshme apo ka të meta
Nëse padia nuk është e plotë, është e pakuptueshme ose ka të meta, gjykata do të ftojë paditësin, që brenda afatit prej tetë (8) ditëve t’i mënjanojë të metat e padisë. Në ftesë duhet të ceken udhëzimet për të mënjanuar të metat e padisë dhe paralajmërimi për pasojat që do të lindin nëse nuk vepron sipas kërkesës së gjykatës. Nëse paditësi, brenda afatit të cekur, nuk i mënjanon të metat e padisë, kurse ato janë të atilla që e pamundësojnë zhvillimin e procedurës, gjykata do ta hedhë poshtë me vendim padinë, nëse nuk konstaton se akti administrativ i kontestuar është i pavlefshëm.
Shqyrtimi i lëndëvenëDepartamenti Fiskal – Dhomat e shkallës së të parë.
Në Departamentin Fiskal – Dhomat e Shkallës së Parë shqyrtohen dhe gjykohen rastet nga gjyqtari individual.
Çfarë mund të ndodh pas vendimit të DepartamentitFiskal?
Pas vendimit të Departamentit Fiskal – Dhomat e Shkallës së parë, pala e pakënaqur mund të ushtroj ankesë dhomave të shkallës së dytë, përmes dhomave të shkallës së parë të kësaj gjykate.
Ankesat kundër aktvendimit?
Kundër aktvendimit të dhomave të shkallës së parë të gjykatës, ankesa i paraqitet dhomave kompetente. Ankesa paraqitet në afat prej shtate (7) diteve, që nga dita e pranimit të vendimit të dhomave të shkallës së parë.
Ankesa kundër aktgjykimit?
Kundër aktgjykimit të dhomave të shkallës së parë të gjykatës, ankesa i paraqitet dhomave kompetente. Ankesa paraqitet në afat prej shtate (7) diteve, që nga dita e pranimit të vendimit të dhomave të shkallës së parë.
Pas vendimit të Departamentit Fiskal – Dhomat e Shkallës së parë, pala e pakënaqur mund të ushtroj ankesë dhomave të shkallës së dytë, përmes dhomave të shkallës së parë të kësaj gjykate..
Ku duhet të paraqitet ankesa?
Ankesa i dorëzohet gjykatës drejtpërsëdrejti ose i dërgohet me postë rekomande. Ankesa duhet ti drejtohet dhomave të shkallës së dytë, përmes dhomave të shkallës së parë.
Shkaqet nga të cilat mund të goditet aktgjykimi?
Ankesa kundër aktgjykimit të dhomave të shkallës së parë mund të bëhet pas pranimit të vendimit, brenda afatit të përcaktuar me ligj dhe e njëjta i paraqitet dhomave të shkallës së parë e cila e ka dhënë aktgjykimin e shkallës së parë, në një numër të mjaftueshëm ekzemplarësh për gjykatën dhe palën kundërshtare. Ankesa mund të paraqitet për shkak të:
-
a).shkeljes së dispozitave të procedurës kontestimore;
-
b) për shkak të konstatimit të gabuar apo jo të plotë të gjendjes faktike;
-
c) për shkak të zbatimit të gabuar të së drejtës materiale.
Kur nuk lejohet ankesa?
Ankesa është e palejueshme po që se e ka paraqitur personi që nuk është i autorizuar për paraqitjen e saj, apo personi që ka hequr dorë nga e drejta e ankimit apo që e ka tërhequr ankesën e paraqitur, apo në qoftë se personi që e ka paraqitur ankesën nuk ka interes juridik për paraqitjen e ankesës.
Cilat janë efektet e ankesës?
Ankesa është mjet i rregullt i goditjes së vendimit dhe si i tillë ka efekt suspensiv (shtytës). Pra aktgjykimi nuk mund të bëhet i formës së prerë në kuptimin formal nëse kundër tij është paraqitur ankesa. Po ashtu, aktgjykimi nuk mund të bëhet i formës së prerë në kuptimin formal deri sa nuk ka kaluar afati për paraqitjen e ankesës.
Për ankesë vendoset në dhomat e shkallës së dytë edhe pse ankesa i dorëzohet gjithmonë dhomave të shkallës së parë të gjykatës, e cila ka vendosur me aktgjykim si gjykatë e shkallës së parë.
Si vepron gjykata pasi ju keni paraqitur ankesë?
Dhomat e shkallës së parënjë ekzemplar të ankesës së paraqitur me kohë, të lejueshme dhe të plotë, i’a dërgon palës kundërshtare, e cila mundet, brenda afatit prej shtatë ditësh të paraqesë po në këtë gjykatë përgjigje në ankesë.
Një ekzemplar të përgjigjes në ankesë dhomat e shkallës së parë i’a dërgon ankuesit menjëherë, ose më së voni brenda afatit shtatë ditor nga arritja e saj në gjykatë. Përgjigja në ankesë e paraqitur pas afatit nuk do të merret në shqyrtim nga dhomat e shkallës së dytë. Parashtresat që mbërrijnë në gjykatë pas arritjes së përgjegjës në ankesë, apo pas skadimit të afatit për përgjigje në ankesë nuk do të merren në shqyrtim, përpos kur gjykata nga pala shprehimisht kërkon deklarata plotësuese.
Pas pranimit të përgjigjes në ankesë, apo pas skadimit të afatit për përgjigje në ankesë, dhomat e shkallës së parë ankesën dhe përgjigjen në ankesë, nëse është paraqitur me të gjitha shkresat e lëndës i’a dërgon dhomave të shkallës së dytë në afat prej shtatë ditësh më së shumti. Po që se ankuesi pretendon se në procedurën e shkallës së parë janë shkelur dispozitat e procedurës kontestimore, dhomat e shkallës së parë mund të jep shpjegime lidhur me thëniet në ankesë që i përkasin shkeljeve të tilla, e sipas nevojës mund të bëjë hetime me qëllim të verifikimit të saktësisë së thënieve përkatëse në ankesë.
Shqyrtimi i lëndëve me ankesë Dhomat e shkallës së të dytë.
Të gjitha çështjet nga Departamenti Fiskal-Dhomat e shkallës së parë në Dhomat e shkallës së dytë gjykohen nga kolegji i përbërë prej tre (3) gjyqtarëve, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Vendimet e Dhomave të shkallës së dytë mbi ankesën ndaj vendimit të Departamentit Fiskal
Dhomat e Shkallës së dytë munden në seancën e kolegjit apo në bazë të shqyrtimit të çështjes të bërë drejtpërdrejt para saj :
a) ta hedhë poshtë ankesën si të vonuar, jo të plotë apo të palejueshme;
b) ta prishë aktgjykimin e goditur dhe ta hedhë poshtë padinë;
c) ta prishë aktgjykimin e goditur dhe ta kthej çështjen në rigjykim në gjykatën e shkallës së parë;
d) ta refuzoj ankesën si të pathemeltë dhe ta vërtetoj aktgjykimin e goditur;
e) ta ndryshoj aktgjykimin e shkallës së parë.
Dhomat e shkallës së dytë nuk janë të lidhur për propozimin e parashtruar ne ankesë.
A lejohet ankesë ndaj vendimeve të Dhomave të Shkallës së dytë
Vendimet e Dhomave të Shkallës së Dytë, janë të formës së prerë dhe ndaj tyre nuk lejohet ankesa, por lejohen mjetet e jashtëzakonshme të cilat mund të paraqiten në Gjykatën Supreme të Kosovës.
Cilat mjete të jashtëzakonshme mund të paraqiten ndaj vendimeve të Dhomave të Shkallës së dytë
Mjetet e jashtëzakonshme të cilat mund të paraqiten ndaj vendimeve të Dhomave të Shkallës së dytë janë:
a). Kërkesa për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimitgjyqësor,
b). Rishikimi i vendimit.
A lejohet kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë ndaj vendimeve të
Sipas nenit 14 par. 3 të Ligjit Nr.08/L-015 për Gjykatën Komerciale, kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë nuk lejohen për kontestet që trajtohen nga Gjykata Komerciale.
Pra, ndaj vendimeve të Departamentit Fiskal-Dhomave të shkallës së parë nuk lejohet kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë.