Xhemajl Kurti
Gjyqtar - Dhomat e Shkallës së Parë
Xhemajl Kurti është gjyqtar në Dhomat e Shkallës së Parë - Departamenti Fiskal të Gjykatës Komerciale. Gjyqtari Kurti ka diplomuar në Fakultetin Juridik - Universiteti i Prishtinës në vitin 2016. Pas përfundimit të studimeve ka qenë i angazhuar si asistent ligjor në zyrë të avokatisë, pastaj edhe në zyrën Noteriale Hysni R. Islami në Ferizaj. Provimin e jurisprudencës e ka përfunduar në vitin 2018. Nga muaji janar 2018 deri në korrik të vitit 2018, ka qenë i angazhuar në Projektin e USAID - JSSP në Gjykatën Themelore Ferizaj, pastaj si bashkëpunëtor ligjor në zyrë të avokatisë. Ndërsa nga janari i vitit 2019 deri në dekretimin si gjyqtar ka qenë i angazhuar në Projektit SMIL në Këshillin Gjyqësor të Kosovës në pozitën e Ekspertit të Projektit. Më 16.01.2024 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Komerciale – Dhomat e Shkallës së Parë.