Arben Toska
Gjyqtar - Dhomat e Shkallës së Parë

Arben Toska është gjyqtar në Dhomat e Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale. Toska ka diplomuar në Fakultetin Juridik - qendra në Gjilan në kuadër të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në vitin 2014. Në qershor të vitit 2016 mori titullin LLM (Master) në të Drejtën Civile dhe Pronësore në programin civil të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa në vitin 2016 kreu provimin e jurisprudencës. Aktualisht është doktorantë në drejtimin civil. Gjyqtari Toska në nëntor të vitit 2015 e përfundoi praktikën profesionale në Gjykatën Themelore në Gjilan, ndërsa nga nëntori i vitit 2016 deri në qershor të vitit 2022 ishte avokat në Gjilan. Më 08.07.2022 Arben Toska është emëruar Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Ferizaj - Dega Kaçanik, ndërsa më 01.06.2023, është caktuar gjyqtar në Dhomat e Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale.