Vera Gashi Bala
Gjyqtare - Dhomat e Shkallës së Parë
Vera Gashi - Bala është gjyqtare në Dhomat e Shkallës së Parë - Departamenti Fiskal në Gjykatën Komerciale të Kosovës. Gashi - Bala ka diplomuar në Fakultetin Juridik – Universiteti i Prishtinës në vitin 2006. Në vitin 2015, ajo mori titullin Ma.Sc i Juridikut – Civil, në Fakultetin Juridik- Universiteti i Prishtinës, ndërsa provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2019. Nga viti 2006 deri në vitin 2010, Gashi Bala ka punuar në Agjencinë Kosovare të Pronës, në pozita të ndryshme dhe në fund si zyrtare e lartë ligjore. Nga viti 2010 deri në vitin 2016, ka punuar si asistente ligjore në Zyrën e Shefit të Drejtësisë dhe më pas si këshilltare ligjore në zyrën e Shefit te Divizionit Ekzekutiv në Misionin EULEX. Në fund të vitit 2016 deri në mars të vitit 2017, Gashi-Bala ka qenë Udhëheqëse e Sektorit të Kadastrit në Drejtorinë e Kadastrit në Komunën e Prishtinës. Më pas, ajo iu bashkua projekt-it SMIL në kuadër të IMG-së si zyrtare ligjore, ndërsa nga viti 2019 deri në vitin 2021 ka qenë menaxhere ligjore/zhvillimit. Nga viti 2021 deri në vitin 2022, ajo ka ushtruar pozitën e analistes së lartë të sistemeve në KGjK deri më 08.07.2022, kur u emërua Gjyqtare e Republikës së Kosovës, në Gjykatën Themelore në Prizren – Dega në Suharekë. Më 1 qershor 2023, Gashi-Bala është caktuar gjyqtare në Dhomat e Shkallës së Parë - Departamentin për Çështje Ekonomike të Gjykatës Komerciale. Ndërsa nga 1 janar 2024 është caktuar gjyqtare në Departamentin Fiskal .