Florent Zeqiri
Gjyqtar - Dhomat e Shkallës së Parë
Florent Zeqiri është gjyqtar në Dhomat e Shkallës së Parë - Departamenti për Çështje Ekonomike të Gjykatës Komerciale. Gjyqtari Zeqiri ka diplomuar në Fakultetin Juridik – Universiteti i Prishtinës në vitin 2017, ndërsa studimet e nivelit Master i avancuar (LL.M) i ka përfunduar në gusht 2020 në Leiden Universiteit - Holandë, drejtimi “E drejta Civile dhe Komerciale Ndërkombëtare”. Provimin e jurisprudencës e ka përfunduar në vitin 2019. Nga muaji gusht 2016 deri në shkurt 2017 ka qenë i angazhuar si praktikant në programin e NCSC “KërkoDrejtësi”, mbështetur nga INL i Departamentit të Shtetit Amerikan. Nga muaji korrik 2017 deri në muaji ngusht 2020, ka punuar si bashkëpunëtor profesional në shoqëri të avokatëve. Më 3 nëntor 2020, Zeqiri është punësuar si bashkëpunëtor profesional, pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë deri n korrik 2022. Florent Zeqiri më 08.07.2022, është emëruar Gjyqtar i Republikës së Kosovës, ndërsa më 20.10.2022, caktohet gjyqtar në Dhomat e Shkallës së Parë - Departamenti për Çështje Ekonomike të Gjykatës Komerciale të Kosovës.