Arnis Dumani
Gjyqtar - Dhomat e Shkallës së Parë

Arnis Dumani është gjyqtar në Dhomat e Shkallës së Parë - Departamentin për Çështje Administrative të Gjykatës Komerciale. Gjyqtari Dumani ka diplomuar në Fakultetin Juridik - Universiteti i Prishtinës në vitin 2014. Praktikën profesionale e ka përfunduar përmes Odës së Avokatëve të Kosovës dhe po ashtu ka qenë i angazhuar si hulumtues ligjor në OJQ Shoqata e Juristëve Norma. Provimin e jurisprudencës e ka përfunduar në vitin 2016, ndërsa nga data 10.06.2016 deri në dekretim si gjyqtarë e ka ushtruar profesionin e avokatit. Më 18.01.2021 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë – Dega Skenderaj, ndërsa më 23.06.2022 emërohet gjyqtar në Dhomat e Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale.