Gent Bekeri
Gjyqtar - Dhomat e Shkallës së Parë
Gent Bekeri është gjyqtar në Dhomat e Shkallës së Parë - Departamenti për Çështje Administrative të Gjykatës Komerciale. Gjyqtari Bekeri ka diplomuar në Fakultetin Juridik - Universiteti i Prishtinës në vitin 2008, ndërsa studimet master i ka përfunduar vitin 2013 në Universitetin e Prishtinës. Praktikën profesionale një vjeçare e ka përfunduar përmes Odës së Avokatëve të Kosovës. Nga janari i vitit 2010 deri në vitin 2017, Bekeri ka ushtruar pozitën e bashkëpunëtorit profesional në zyrën e Avokatit. Provimin e jurisprudencës e ka përfunduar në vitin 2014, ndërsa nga 09.04.2017 deri në dekretim si gjyqtarë e ka ushtruar profesionin e Avokatit. Më 18.01.2021 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjakove – Dega Malisheve. Më 26.06.2022 është emëruar gjyqtar në Dhomat e Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale - Departamenti i Përgjithshëm, ndërsa nga datë 15.09.2024 është gjyqtar i Departamentit për Çështje Administrative.