Fisnik Nuli
Gjyqtar - Dhomat e Shkallës së Parë
Fisnik Nuli është gjyqtar në Dhomat e Shkallës së Parë - Departamenti Fiskal të Gjykatës Komerciale. Gjyqtari Nuli ka diplomuar në Fakultetin Juridik - Universiteti i Prishtinës në vitin 2004, ndërsa në vitin 2017 kreu studimet pasdiplomike në të Drejtën Ndërkombëtare në Fakultetin Juridik - Universiteti i Prishtinës dhe morri titullin LL.M. (Master). Provimin e jurisprudencës e ka përfunduar në vitin 2017. Nga viti 2005 e deri më 2019 ka punuar në Doganën e Kosovës, duke mbajtur funksione dhe pozita të ndryshme udhëheqëse. Më 21.01.2019 Fisnik Nuli është emëruar gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamenti për Çështje Administrative - Divizioni Fiskal, ndërsa më 23.06.2022, emërohet gjyqtar në Dhomën e Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale.