Dren Rogova
Gjyqtar - Dhomat e Shkallës së Dytë
Dren Rogova është gjyqtar në Dhomat e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale. Gjyqtari Rogova ka diplomuar në Fakultetin Juridik - Universiteti i Evropës Juglindore në vitin 2008, ndërsa studimet master i ka kryer në Universitetin e Gracit “Karl Franzens” në vitin 2011. Provimin e jurisprudencës e ka përfunduar në vitin 2014. Nga viti 2010 deri në vitin 2012 ka punuar si Këshilltar Ligjor në Programin e USAID-it për përmbarimin e vendimeve (SEAD). Nga viti 2012 deri në vitin 2014 ka punuar në UNDP si zyrtar i projektit, ndërsa ka qenë i angazhuar edhe si ekspert ligjor në Projektin e BE-së për Përkrahje KGJK-së dhe KPK-së. Po ashtu, Rogova është angazhuar edhe si ekspert ligjor në Projektin e BE-së për Kodin Civil. Nga viti 2015 ka punuar si avokat deri më 31.07.2017 kur është emëruar gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Divizioni për Çështje Civile, ndërsa nga 1 janar 2023 është emëruar gjyqtar në Dhomat e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale të Kosovës.