Mahir Tutuli
Kryetar i Gjykatës Komerciale - Gjykata Komerciale
Mahir Tutuli është kryetar i Gjykatës Komerciale të Kosovës. Tutuli ka diplomuar në Universitetin e Prishtinës - Fakulteti Juridik në vitin 2003, ndërsa provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2005. Studimet master i ka përfunduar në vitin 2016 në Universitetin e Prishtinës - Fakulteti Juridik - LL.M “Kontratat dhe e Drejta Komerciale”, ndërsa praktikën profesionale e mbajti në Odën e Avokatëve të Kosovës në vitin 2003. Tutuli, ka ushtruar funksionin e auditorit gjyqësor në Njësinë e Inspektimit dhe Auditimit Gjyqësor/Departamenti i Drejtësisë – UNMIK nga viti 2005 deri në fillim të vitit 2007. Nga viti 2007 deri në vitin 2010, ka ushtruar funksionin e Shefit të Zyrës Ligjore në “Kosovo Enteprise Programe – KEP”, dhe disa kompani të tjera . Në vitin 2010 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Komunale në Prishtinë, ku dhe punoi deri më 31.12.2012. Në janar të 2013, Tutuli u emërua gjyqtar në Departamentin për Çështje Ekonomike në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pozitë të cilën e mbajti deri më 1 shtator 2015, kur edhe u emërua gjyqtar në Gjykatën e Apelit. Tutuli është autor i disa punimeve të publikuara nga e Drejta Komerciale. Mahir Tutuli më 21.04.2022 është zgjedhur kryetar i Gjykatës Komerciale të Kosovës, me mandat pesë (5) vjeçar.