Alajdin Tërshnjaku
Gjyqtar - Dhomat e Shkallës së Parë
Alajdin Tërshnjaku është gjyqtar në Dhomat e Shkallës së Parë - Departamenti i Përgjithshëm të Gjykatës Komerciale. Gjyqtari Tërshnjaku ka diplomuar në Fakultetin Juridik - Universiteti i Prishtinës në vitin 2005. Provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2010, ndërsa praktikën profesionale e mbajti në Gjykatën e Qarkut në Prizren në vitin 2006. Në vitin 2007 ka punuar zyrtar për shërbime bankare në një institucion bankar. Gjithashtu ka punuar edhe bashkëpunëtorë profesional në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës. Më 19.05.2015 është emëruar gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni për Çështje Civile në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Më 23.06.2022, emërohet gjyqtar në Dhomën e Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale - Departamenti për Çështje Ekonomike, ndërsa nga 15.09.2024 caktohet gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm.