Faton Bajrami
Gjyqtar - Dhomat e Shkallës së Dytë
Faton Bajrami është gjyqtar në Dhomat e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale. Gjyqtari Bajrami ka diplomuar në Universitetin e Prishtinës – Fakulteti Juridik në vitin 2003. Provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2005, ndërsa praktikën profesionale e mbajti tek Oda e Avokatëve të Kosovës në vitin 2003 - 2004. Bajrami ka punuar edhe si Inspektor në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, në periudhën prej 2005 deri në vitin 2010. Në vitin 2010 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Komunale në Prishtinë, ku punoi deri më datën 31.12.2012. Më 01.01.2013 Faton Bajrami është emëruar gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Me datë 1 mars të vitit 2022, është caktuar gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Kosovës, ndërsa më 01.06. 2022 është emëruar gjyqtar në Dhomat e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale të Kosovës.