Arbër Rexha
Gjyqtar - Dhomat e Shkallës së Parë
Arbër Rexha është gjyqtar në Dhomat e Shkallës së Parë - Departamenti për Çështje Ekonomike të Gjykatës Komerciale. Rexha diplomoi në Fakultetin Juridik - Universiteti i Prishtinës në vitin 2015, ndërsa studimet e nivelit master i përfundoi në gusht të vitit 2020 në Universitetin e Maastricht në Holandë dhe mban titullin LL.M. në të Drejtën Evropiane, specializimi ‘E Drejta Evropiane dhe Integrimi në Treg’. Provimin e jurisprudencës e ka përfunduar në vitin 2017. Praktikën profesionale një vjecare e përfundoi në Departamentin për Çështje Ekonomike të Gjykatës së Apelit. Ndërsa, përgjatë studimeve të drejtësisë, ishte i angazhuar si paraligjor në zyrë të avokatisë. Në vitin 2017 Rexha u licencua si avokat nga Oda e Avokatëve të Kosovës, dhe deri në vitin 2022 ushtroi profesionin e avokatit. Arbër Rexha më 08.07.2022, është emëruar Gjyqtar i Republikës së Kosovës, ndërsa, më 20.10.2022, është caktuar gjyqtar në Dhomat e Shkallës së Parë - Departamentin për Çështje Ekonomike të Gjykatës Komerciale.