Verona Dibra
Gjyqtare - Dhomat e Shkallës së Parë
Verona Dibra është gjyqtare në Dhomat e Shkallës së Parë - Departamentin për Çështje Ekonomike në Gjykatën Komerciale. Gjyqtarja Dibra ka diplomuar në Fakultetin Juridik - Universiteti i Prishtinës në vitin 2012, ndërsa praktikën profesionale një vjeçare e ka kryer në Gjykatën Themelore në Prishtinë, vitin 2014 deri në vitin 2015. Provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2016. Nga viti 2016 deri në vitin 2018, ka punuar Zyrtare Ligjore në Gjykatën e Apelit të Kosovës - Departamenti për Çështje Ekonomike përmes programit të USAID-it, Checchi Consulting and Co. Nga gushti i vitit 2018 deri në muajin gusht të vitit 2020 ka punuar Zyrtare Ligjore në Ministrinë e Financave – Departamenti Ligjor. Verona Dibra është emëruar gjyqtare në Gjykatën Themelore në Mitrovicë më 18.01.2021, ku shërbeu deri më 01.07.2022, kur është emëruar gjyqtare në Gjykatën Komerciale të Kosovës në Dhomat e Shkallës së Parë.