Krenar Berisha
Gjyqtar - Dhomat e Shkallës së Dytë
Krenar Berisha është gjyqtar në Dhomat e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale. Gjyqtari Berisha ka diplomuar në Fakultetin Juridik - Universiteti i Prishtinës në vitin 2006. Provimin e Jurisprudencës e përfundoi në vitin 2010, ndërsa praktikën profesionale e mbajti tek një Avokaturë në Prishtinë në vitin 2002. Berisha gjithashtu ka punuar edhe si Udhëheqës i Njësitit në periudhën për Doganat e Kosovës prej 2002 deri më 2011. Në vitin 2012 Berisha është emëruar gjyqtar në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Ferizaj ku dhe punoi deri më 31.12.2013. Më 01.01.2013 gjyqtari Berisha është emëruar gjyqtar në Departamentin për Çështje Administrative - Divizioni Fiskal në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndërsa më 1 qershor 2022 është emëruar gjyqtar në Dhomat e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale të Kosovës.