Sipas strukturës organizative të gjykatave të Kosovës, të përcaktuar në Ligjin për Gjykatën Komerciale Nr. 08/L-015, Departamenti Fiskal që vepron në kuadër të Gjykatës Komerciale të Kosovës , ka kompetencë dhe juridiksion ekskluziv për të gjykuar të gjitha kontestet administrative të iniciuara nga shoqëritë tregtare kundër vendimeve përfundimtare të Administratës Tatimore, Autoriteteve Doganore, Ministrisë së Financave dhe çdo organi tjetër publik, përgjegjës për :
– vendosjen e tatimeve, ose
– detyrimeve të tjera shtetërore,
Kundër aktgjykimeve dhe/apo aktvendimeve të Departamentit Fiskal të dhomave të shkallës së parë është e lejuar ankesa, në afat prej shtatë (7) ditëve nga marrja e të njëjtit, dhomave të shkallës së dytë, përmes dhomave të shkallës së parë të kësaj gjykate.
Departamentit Fiskal i Gjykatës Komerciale, në Dhomat e Shkallës së parë, jo më vonë se tre (3) ditë nga marrja e një kërkese për shtyrje të ekzekutimit në përputhje me ligjet në fuqi, e konsideron dhe vendos për një kërkesë të tillë pa dëgjim të palëve në seancë.