ÇFARË DOKUMENTE DUHET TË PARAQES NË GJYKATË PËR TË APLIKUAR PËR CERTIFIKATËN SE BIZNESI NUK ESHTE NE PROCEDUR TE FALIMENTIMIT?
Kur të paraqiteni në gjykatë, duhet të keni me vete njërin nga këto tre
dokumente valide:
letërnjoftimin dhe kopjen e tij;
patentë shoferin dhe kopjen e tij;
pasaporten dhe kopjen e saj;
Certifikata e biznesit (kopje) me informata për biznesin
Kërkesën me shkrim të vulosur me vulën e ndërmarrjes, organizatës të
nënshkruar nga personi përgjegjës
Nëse paraqitni kërkesën përmes ueb faqes, njërën nga dokumentet e
mësipërme mund ta ngarkoni drejtpërsëdrejti nga uebfaqja si pjese e
kërkesës. – (te mos perkthehet kjo pjese nga perkthyesit) Të shtohet
pjese/rubrik e veçantë për ngarkimin e certifikatës se biznesit me
informatat e biznesit)
SI APLIKOHET PËR TU PAJISUR ME CERTIFIKATËN E SOLVENCëS, A KA NDONJË FORMULAR TË VEÇANTË?
Aplikimi bëhet duke plotësuar formularin në uebfaqe ose duke plotësuar
formularin që gjendet në gjykatë e të cilin e siguroni nga zyrtarët e
pranimit në Pallatin e Drejtësisë, në hyrje të ndërtesës A.
Nëse paraqitni kërkesën përmes uebfaqes së gjykatës duke plotësuar
formularin dhe duke e dërguar kërkesën nga uebfaqja, mos harroni qe:
të ngarkoni edhe kopjen e letërnjoftimit, patentë shoferin ose pasaportës
tuaj
të ngarkoni kopjen e autorizimit, nëse një person tjetër aplikon në emrin
tuaj
të ngarkoni certifikatën e biznesit me informata të biznesit
ÇFARË INFORMATA KËRKOHEN NË FORMULAR?
Informatat që kërkohen në formular janë: emri juaj, emri i babait dhe
mbiemri
biznesit, ndërmarrja, organizata;
komuna
numri personal i letërnjoftimit dhe kush e ka lëshuar dokumentin
arsyeja e aplikimit për certifikatë
NË CILËN GJUHË MUND TË APLIKOJ PËR CERTIFIKATË?
Formulari i gatshëm është në gjuhën shqipe dhe serbe.
SA KUSHTON APLIKIMI PËR CERTIFIKATË??
Taksa gjyqësore për certifikatë kushton pesë (5) euro.
Pagesa behet ne sportelin e pagesave në gjykate.
KUR MUND TË DORËZOJ FORMULARIN PËR APLIKIM PËR CERTIFIKATË?
Kërkesa mund të bëhet çdo ditë pune nga ora 8:30 – 12:00 dhe 13:00 – 15:30.
A MUND TË APLIKOJË NJË PERSON TJETËR NË EMRIN TIM?
Një person tjetër mund të aplikojë në emrin tuaj nëse ju e keni autorizuar atë person përmes autorizimit.
SA KOHË DUHET TË PRES PËR T’U PAJISUAR ME CERTIFIKATË?
Nëse ndaj jush nuk është duke u zhvilluar procedura e falimentimit, ju do
të pajiseni me certifikatë një (1) ditë pas aplikimit.
Nëse ndaj jush është duke u zhvilluar procedura e falimentimit, procedura
mund të zgjasë deri në pesë (5) ditë.
KUR MUND TË TËRHEQ CERTIFIKATË?
Certifikatën mund ta tërhiqni çdo ditë pune nga ora 13:00.