Njoftim për opinion

Njoftim për opinion

Gjykata Komerciale e Kosovës, shpreh shqetesimin e thellë lidhur me shkrimet e kohëve të fundit në disa mediume me të cilat atakohet puna e gjyqtarëve të Gjykates Komerciale.

Gjykata konsideron se kjo nuk është mënyra e duhur për ti shprehur pakënaqësitë eventuale të palëve ndaj punës së gjyqtareve. Çdo pakënaqesi në lidhje me punën e gjyqtarëve, duhet të adresohet përmes mekanizmave ligjor ekzistues, ndërsa çdo pakënaqësi ndaj vendimeve gjyqësore, duhet të adresohet përmes mjeteve jurdike në dispozicion.
Kjo mënyrë e shprehjes së pakënaqësive që ka filluar të behet dukuri, është e papranueshme dhe cënon rëndë pavarësinë e gjyqësorit në përgjithësi dhe të Gjykatës Komerciale në veçanti si një gjykatë e sa po themeluar.

Andaj, kërkojme që palët e pakënqaura të përmbahen nga komentimet e vendimeve gjyqësore dhe atakimet në rrafshin personal të gjyqtarëve mbi bazën e supozimeve të pambështetura në fakte konkrete, sepse veprimet e tilla cenojnë besimin e publikut dhe janë dekurajuese për gjyqtarët.

Si kryetar i Gjykatës i garantojë të gjithë qytetarët se si gjykatë jemi duke bërë përpjekje maksimale në forcimin e gjykatës, me qëllim të ofrimit të një drejtësie efikase dhe efektive për të gjithë qytetarët.