Në Gjykatën Komerciale përfunduan praktikën njëvjeçare, dy (2) juristë

Në Gjykatën Komerciale përfunduan praktikën njëvjeçare, dy (2) juristë

Prishtinë 4 dhjetor 2023 – Në Gjykatën Komerciale të Kosovës, përfunduan praktikën një vjeçare praktikantët e kësaj gjykate.

Në ceremoninë e organizuar, Kryetari i Gjykatës Komerciale dhe U.D. Administratori i Gjykatës Ismet Musliu, u uruan praktikantëve suksese në profesion dhe i falënderuan për angazhimin, përkushtimin dhe ndihmën që kanë ofruar ata përgjatë një viti pranë kësaj gjykate.

Në fund të ceremonisë për juristët të cilët përfunduan praktikën një vjeçare, u ndan çertifikata në shenjë mirënjohje për përfundimin me sukses të praktikës në këtë gjykatë.