Vazhdon trendi i rritjes së numrit të lëndëve të zgjidhura në Gjykatën Komerciale

Vazhdon trendi i rritjes së numrit të lëndëve të zgjidhura në Gjykatën Komerciale

Prishtinë, 5 qershor 2023 – Gjykata Komerciale e Kosovës, gjatë muajit qershor 2023, ka vazhduar trendin pozitiv në zgjidhjen efikase të lëndëve, në zbatim të planit të veprimit për zgjidhjen efikase të lëndëve për periudhën maj-dhjetor 2023.

Statistikat për muajin qershor 2023, tregojnë një performancë të jashtëzakonshme të Gjykatës Komerciale. Gjatë këtij muaji, gjykata ka pranuar 422 lëndë të reja, ndërsa ka zgjidhur 664 lëndë. Kjo shifër paraqet një shkallë spastrimi të lëndëve në masën e rreth 160% dhe një efikasitet të lartë të gjykatës për këtë periudhë.

Grafikat në vijim tregojnë rezultate të kënaqshme për Dhomat e Shkallës së Dytë dhe Dhomat e Shkallës së Parë për muajin qershor 2023.