Kryetari Tutuli, pret në takim Ministren e Drejtësisë

Kryetari Tutuli, pret në takim Ministren e Drejtësisë

Prishtinë, 23 mars 2023 – Kryetari i Gjykatës Komerciale të Kosovës Mahir Tutuli, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Albert Zogaj dhe nënkryetarja e Gjykatës Komerciale Saranda Bogaj Sheremeti, kanë pritur sot në takim ministren e Ministrisë së Drejtësisë Albulena Haxhiu, zv. ministrin e Drejtësisë Blerim Sallahu dhe shefin e USAID – Programi për Drejtësi Komerciale Chris Thompson.

Gjatë këtij takimi kryetari Tutuli njoftoi ministren me funksionimin dhe sfidat me të cilat është duke u ballafaquar Gjykata Komerciale, përkatësisht për numrin e madh të lëndëve të trashëguara dhe pranuara, po ashtu edhe për nevojën e rritjes së numrit të gjyqtarëve dhe zyrtarëve administrativ.

Në anën tjetër ministrja Haxhiu u shpreh se Gjykata Komerciale është prioritet i përbashkët institucional që do të fuqizohet edhe me shtimin e kapaciteteve të saja.