Saranda Bogaj-Sheremeti
Ish - Gjyqtare - Nënkryetare e Gjykatës - Dhomat e Shkallës së Dytë
Saranda Bogaj - Sheremeti është gjyqtare në Dhomat e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale, njëkohësisht nënkryetare e Gjykatës. Gjyqtarja Bogaj - Sheremeti ka diplomuar në Fakultetin Juridik - Universiteti i Prishtinës në vitin 2004, ndërsa provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2005, ndërsa praktikën profesionale e mbajti në Gjykatën Komunale në Prishtinë nga viti 2004 deri në vitin 2005. Nga viti 2006 deri në vitin 2008 ushtroi detyrën e këshilltares ligjore në Qendrën e Kosovës për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës, ndërsa nga viti 2008 deri më 2012 ka ushtruar detyrën e Avokates tek Oda e Avokatëve të Kosovës. Në vitin 2012 është emëruar gjyqtare në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Prishtinë. Më 01.01.2013 Bogaj-Sheremeti është emëruar gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm- Divizioni për Çështje Civile në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndërsa më 1 qershor 2022 është emëruar gjyqtare në Dhomat e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale të Kosovës, pozitë të cilën e ushtroi deri më 31.07.2024.