Franciska Zhitija Ymeri
Gjyqtare - Dhomat e Shkallës së Dytë
Franciska Zhitija Ymeri është gjyqtare në Dhomat e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale. Gjyqtarja Ymeri ka diplomuar në Universitetin e Prishtinës - Fakulteti Juridik, në vitin 2004, ndërsa provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2006, ndërsa praktikën profesionale e mbajti në vitin 2004-2005 në Gjykatën Komunale në Prishtinë. Nga viti 2005 - 2007 ka qenë arkivistes në AKP. Nga viti 2008 deri në vitin 2012 ka punuar bashkëpunëtore profesionale në Gjykatën Komunale të Prishtinës. Në vitin 2012 është emëruar gjyqtare në Gjykatën Komunale në Prishtinë. Gjyqtarja Ymeri me 01.01.2013 është emëruar gjyqtare në Departamentin për Çështje Ekonomike në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të cilën pozitë e ka mbajtur deri me datë 28.02.2022. Nga 1 marsi i vitit 2022, ka qenë gjyqtare e Gjykatës së Apelit të Kosovës, ndërsa më 1 qershor 2022 është emëruar gjyqtare në Dhomat e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale të Kosovës.