Prishtinë, 5 dhjetor 2022 – Kryetari i Gjykatës Komerciale të Kosovës Mahir Tutuli së bashku me gjyqtarët e gjykatës, kanë pritur të hënën në takim Albert Zogaj kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, anëtar të KGjK-së, Shkelzen Maliqi drejtor në Sekretariatin e KGjK-së dhe menaxherin e projektit TIK/SMIL, Fatmir Rexhepi.
Kryetari i Gjykatës Komerciale Mahir Tutuli, pret në takim Albert Zogaj kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës
Kryetari i Gjykatës Komerciale Tutuli, me këtë rast njoftoi kryesuesin Zogaj me të arriturat, sfidat dhe problemet me të cilat është duke u ballafaquar Gjykata Komerciale e Kosovës me theks të veçantë mungesën e stafit gjyqësor administrativ dhe kushteve të tjera të punës.
Në anën tjetër kryesuesi i KGjK-së Albert Zogaj, shprehu mbështetjen e plotë të tij për kryetarin dhe gjyqtarët, duke kërkuar njëkohësisht angazhim më të madh për realizimin e detyrave dhe përgjegjësive që i kanë gjyqtarët, me qëllim të ngritjes së efikasitetit, si dhe llogaridhënies në sistemin gjyqësor.
Gjatë këtij takimi kryetari Tutuli dhe kryesuesi Zogaj, theksuan rëndësinë e implementimit të Sistemit për Menaxhimin Elektronik të Lëndëve – SMIL dhe digjitalizimin e punës në Gjykatën Komerciale.