Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën 2024, thekson punën mbresëlënëse të Gjykatës Komerciale.
Raporti vë në pah rëndësinë e krijimit të Gjykatës Komerciale dhe progresin e bërë në efikasitetin e zgjidhjes së rasteve, me fokus të veçantë në trajtimin e rasteve të lidhura me të drejtat e pronësisë intelektuale, në mbrojtjen e lirisë së mediave dhe kontributin në përmirësimin për klimën e të bërit biznes në Kosovë. Gjykata Komerciale vendos një standard të ri për drejtësinë në Kosovë. Gjykata mbetet e përkushtuar të mbështes reformat në drejtësi për të siguruar një gjyqësor të fortë dhe të pavarur.