Njoftim

Njoftim

Prishtinë, 23 nëntor 2023 – Në Gjykatën Komerciale – Departamenti për Çështje Ekonomike, është shtyrë seanca gjyqësore në çështjen juridike e evidentuar në gjykatë si: KE.nr.841/23, pasi gjyqtari i rastit Hasan Kryeziu, ka konstatuar se të autorizuarit të propozuesit të masës së sigurimit Avokatit Visar Vehapi, ftesa për ketë seancë i është dërguar më 03.11.2023, ndërsa në shkresat e lëndës nuk ka prova se i njëjti e ka pranuar në mënyrë të rregullt ftesën për këtë seancë. Seanca në këtë çështje është caktuar për datë 14.12.2023.