Prishtinë 12 tetor 2023 – Në një ngjarje të veçantë sot, Gjykata Komerciale e Kosovës ka shënuar suksesin e vitit të parë të funksionalizimit të saj. Ky moment shënon një hap të rëndësishëm drejt një sistemi të drejtësisë komerciale, efikase, me transparencë, llogaridhënie dhe të qëndrueshme.
Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin krerët e institucioneve të drejtësisë në vend, ambasadori i SHBA-së z. Jeffrey Hovenier, si dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare.
Kryetari i Gjykatës Komerciale Mahir Tutuli duke falënderuar të pranishmit, dhe të gjithë ata që kanë qenë pjesë në këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm, vlerësoi angazhimin dhe pasionin e tyre për të siguruar drejtësi të barabartë dhe të paanshme për të gjithë qytetarët dhe bizneset.
Tutuli theksoi rëndësinë e vazhdueshme të përmirësimeve në sistemin gjyqësor, duke theksuar se ky është vetëm fillimi i një udhëtimi të gjatë drejt një drejtësie më efikase dhe të besueshme për të gjithë qytetarët.
“Kur hapëm dyert e gjykatës për herë të parë në vitin 2022, ne e dinim se kishim shumë sfida dhe punë përpara nesh. Është dashur të ndërtonim një gjykatë të re nga themeli, të rekrutonim dhe trajnonim ekip të ri të gjyqtarëve, stafit dhe të zhvillonim praktika dhe procedura të reja. Por, ne ishim të gatshëm për këtë sfidë, dhe kemi bërë një progres të jashtëzakonshëm në vitin e parë të operimit të gjykatës. Gjykata Komerciale në vazhdimësi ka mirëpritur adresimin e rasteve komerciale nga investitorët e huaj dhe vendor në Kosovë, dhe ka shërbyer si adresë e vetme për të gjitha bizneset, duke ofruar zgjidhje të rasteve komerciale në mënyrë profesionale, transparente dhe duke respektuar afatet kohore”, u shpreh Tutuli.
Sipas kryetarit Tutuli, sot, Gjykata Komerciale është një institucion i suksesshëm. “Performanca e saj në vitin e parë të operimit ka qenë e jashtëzakonshme. Në fillim Gjykata ka trashëguar pothuajse 10,000 lëndë të vjetra nga të gjitha gjykatat themelore të Kosovës, ndërsa ka pranuar edhe 3,800 lëndë të reja shtesë gjatë vitit të parë. Pavarësisht ngarkesës enorme me lëndë të trashëguara, gjykata ka arritur shkallën e spastrimit të lëndëve në 113%, duke zgjidhur 4,312 lëndë gjatë vitit, që është shifër më e lartë sesa numri i lëndëve të reja që janë pranuar gjatë vitit. Duke pasur në konsideratë se gjykata ka operuar gjatë gjithë vitit me numër më të vogël të gjyqtarëve sesa që është e përcaktuar me ligj, dhe me vetëm një përqindje të vogël të stafit të planifikuar, kjo shkallë e spastrimit konfirmon një performancë të shkëlqyer gjatë vitit të parë”.
Ai gjithashtu theksoi disa nga sukseset më të rëndësishme të vitit të parë të funksionalizimit, duke përfshirë: përmirësimin e proceseve të shqyrtimit të lëndëve dhe zvogëlimin e kohës së pritjes për një vendim gjyqësor; rritjen e transparencës dhe qasjen e publikut në informacione të rëndësishme të lidhura me procesin gjyqësor; përmirësimin e përdorimit të teknologjisë për të bërë procesin gjyqësor më efikas dhe të përshtatshëm për nevojat e sotme.
Ky përvjetor i suksesshëm është një dëshmi e qartë e angazhimit të palodhshëm të gjithë të involvuarve në përmirësimin e sistemit gjyqësor. Kryetari Tutuli shprehu besimin e tij se këto përmirësime do të vazhdojnë në të ardhmen dhe se kjo gjykatë do të bëhet një shembull i mirë për të gjitha gjykatat e tjera në vend.

Me këtë rast, u bë një thirrje për vazhdimin e bashkëpunimit dhe përkushtimit të përbashkët të të gjithë akterëve të drejtësisë për të ndihmuar në përmirësimin e sistemit gjyqësor dhe për të siguruar një drejtësi të fuqishme dhe të besueshme për të gjithë.