Prishtinë, 20 qershor 2023 – Gjykata Komerciale e Kosovës ka arritur rezultate të shkëlqyera në zbatimin e planit të veprimit për zgjidhjen efikase të lëndëve për periudhën maj-dhjetor 2023. Pavarësisht sfidave me të cilat ballafaqohen gjyqtarët dhe stafi profesional dhe administrativ, gjykata ka realizuar në mënyrë të suksesshme mbi 90% të këtij plan veprimi.
Statistikat për muajin maj, tregojnë një performancë të jashtëzakonshme të Gjykatës Komerciale. Gjatë këtij muaji, gjykata ka pranuar 467 lëndë të reja, ndërsa ka zgjidhur 657 lëndë. Kjo shifër paraqet një shkallë spastrimi të lëndëve në masën e mbi 140% dhe një efikasitet të lartë të gjykatës për këtë periudhë.
Grafikat në vijim tregojnë rezultate impresionuese për Dhomat e Shkallës së Dytë dhe Dhomat e Shkallës së Parë për muajin maj 2023.
Gjykata Komerciale e Kosovës, bazuar në planin e veprimit të vitit 2023, synon të përfundojë me sukses vitin 2023 me mbi 5.000 lëndë të zgjidhura. Ky angazhim tregon përkushtim të vazhdueshëm për të përmirësuar shërbimin për qytetarët dhe komunitetin biznesor në Kosovë.
Një arritje e tillë vjen si rezultat i përkushtimit të palodhshëm të gjyqtarëve dhe stafit të gjykatës, që ka punuar në kushte jo të favorshme për të garantuar që drejtësia të shërbejë sa më mirë për interesat e të gjitha palëve të përfshira në çështjet komerciale.
Gjykata Komerciale e Kosovës është e vendosur të vazhdojë përpjekjet për të forcuar kapacitetin e saj, dhe për të përmirësuar ndjeshëm shërbimin e saj për të ardhmen. Gjykata angazhohet për të siguruar një mjedis të drejtë dhe efikas për zgjidhjen e çështjeve komerciale.