Prishtinë, 13 dhjetor 2024 – Në Gjykatën Komerciale të Kosovës, përfunduan praktikën një vjeçare praktikantët e kësaj gjykate.
Në ceremoninë e organizuar, nënkryetari i Gjykatës Komerciale Hasan Kryeziu dhe U.D. Administratori i Gjykatës Kushtrim Gashi, u uruan praktikantëve suksese në profesion dhe i falënderuan për angazhimin, përkushtimin dhe ndihmën që kanë ofruar ata përgjatë një viti pranë kësaj gjykate.
Në fund të ceremonisë për juristët të cilët përfunduan praktikën një vjeçare, u ndan çertifikata në shenjë mirënjohje për përfundimin me sukses të praktikës në këtë gjykatë.