Prishtinë – 3 tetor 2024 – Kryetari i Gjykatës Komerciale të Kosovës, Mahir Tutuli, ka pritur sot në takim njoftues z. Jonathan Hargreaves ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë.
Takimi si temë diskutimi kishte themelimin e Gjykatës Komerciale, funksionimin dhe sfidat me të cilat është ballafaquar kjo gjykatë gjatë këtyre dy (2) vjet funksionalizimi.
Kryetari i Gjykatës Komerciale, z. Tutuli me këtë rast i prezantoi ambasadorit Hargreaves, punën e deritanishme të gjykatës, sfidat dhe të arriturat e kësaj gjykate, duke shtuar se gjykata në këto dy vjet ka arritur performancë të jashtëzakonshme në zgjidhjen e kontesteve gjyqësore, pavarësisht numrit të madh të lëndëve të trashëguara nga gjykatat e Kosovës dhe numrit të madh të lendeve të reja të pranuara.
Në anën tjetër ambasadori Hargreaves, falënderoi kryetarin për këtë takim njoftues lidhur me ecurit e punës së Gjykatës Komerciale.
Takimi përfundoi me një diskutim konstruktiv mbi hapat e ardhshëm për përmirësimin e shërbimeve që ofron Gjykata Komerciale.