Tivat – 19 shtator 2024 – Kryetari i Gjykatës Komerciale, Mahir Tutuli, gjyqtarët e Dhomave të shkallës së Dytë dhe Dhomave të shkallës së Parë të kësaj gjykata, po marrin pjesë në Punëtorinë Rajonale dy ditore për ngritjen e Kapaciteteve Gjyqësore të Ballkanit Perendimor, e cila po mbahet në Tivat – Malit të Zi.
Pjesëmarrja në këtë punëtori është mundësuar nga Akademia e Drejtësisë, me organizimin e Programit për Zhvillim të së Drejtës Tregtare (CLDP).
Ky program ka për qëllim përmirësimin e praktikave të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve tregtare dhe do të ofrojë mundësinë që rreth 45 gjyqtarë nga e gjithë zona e Ballkanit Perëndimor, të ndajnë eksperiencat dhe njohuritë e tyre.
Gjatë kësaj punëtorie, Kryetari Tutuli, para të pranishmëve ka prezantuar sukseset, sfidat dhe iniciativat që ka ndërmarr Gjykata Komerciale lidhur me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tregtare.
Pjesëmarrësit gjatë këtyre dy ditëve të punëtorisë, do të kenë gjithashtu mundësinë të diskutojnë sfidat aktuale që hasin në zgjidhjen e këtyre mosmarrëveshjeve dhe të paraqesin iniciativat e tyre të suksesshme.