Prishtinë – 16 shtator 2024 – Programi i i USAID – Drejtësia Komerciale po mbështet Gjykatën Komerciale për të zhvilluar një buletin vjetor për rritjen e transparencës, duke përmbledhur vendimet e disa lëndëve komerciale dhe praktikën gjyqësore të tyre për qasje sa më të lehtë të publikut.
Buletini do të ndihmojë në promovimin e unifikimit gjyqësor të vendimeve të Gjykatës Komerciale. Buletini gjithashtu do të kontribuojë në një parashikueshmëri më të madhe të sistemit ligjor komercial dhe do të mbështesë synimet e transparencës dhe vendimmarrjes së informuar.

