Gjyqtarët dhe Bashkëpunëtorët Profesional ndjekin bllokun e dytë të trajnimeve për vitin 2024

Gjyqtarët dhe Bashkëpunëtorët Profesional ndjekin bllokun e dytë të trajnimeve për vitin 2024

Prishtinë 27 – 31 maj 2024 – Gjatë trajnimit një-javor të organizuar nga Akademia e Drejtësisë dhe mbështetur nga Programi i USAID-it Drejtësia Komerciale, gjyqtarët dhe bashkëpunëtorët profesional të Gjykatës Komerciale patën mundësi të mësojnë më shumë dhe të zgjerojnë njohuritë rreth temave speficike të drejtësisë komerciale.

Sesionet e trajnimit ishin interaktive duke përfshirë prezantime nga trajnerët, diskutime të hapura, detyra individuale dhe në grupe. Profesionalizmi i gjyqtarëve dhe bashkëpunëtorëve profesional të Gjykatës Komerciale siguron rritje të efikasitetit të përgjithshëm të Gjykatës dhe ndihmon rrugën e saj drejt një institucioni të suksesshëm.