Në Gjykatën Komerciale, në kuadër të procesit të avancimit për gjyqtarë, kanë filluar punën dy gjyqtarët e emëruar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës. Dren Rogova dhe Ramush Bardiqi i janë bashkuar Dhomave të Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale.
Kryetari i Gjykatës Komerciale Mahir Tutuli, duke iu uruar mirëseardhje gjyqtarëve, u garantoi mbështetjen e tij të plotë.
Mandati i gjyqtarëve në fjalë, ka filluar nga 1 janar 2023.
Në linkun në vijim gjeni biografitë e gjyqtarëve:
https://komerciale.gjyqesori-rks.org/mire-se-vini-ne-gjykaten-komerciale/gjyqtaret/ne-sherbim/?judgeId=730 https://komerciale.gjyqesori-rks.org/mire-se-vini-ne-gjykaten-komerciale/gjyqtaret/ne-sherbim/?judgeId=487