Prishtinë – 9 shtator 2024 – Gjykata Komerciale e Kosovës gjatë muajit gusht 2024 ka arritur të publikojë në ueb faqen e saj 736 vendime gjyqësore.
Dhomat e Shkallës së Dytë kanë publikuar 223 vendime; Dhomat e Shkallës së Parë kanë publikuar 513 vendime.
Të gjitha këto aktgjykime dhe aktvendime janë të qasshme për publikun dhe organizata të ndryshme, të cilat bëjnë monitorimin e sistemit të drejtësisë dhe punës së gjykatave.E gjithë kjo po bëhet me qëllim të promovimit dhe rritjes së transparencës së Gjykatës Komerciale të Kosovës.